Page 90 - Demo
P. 90


                                    883.16 Rryma elektrike dhe burimet e sajÇfarë është rryma elektrike?Sikurse pamë në mësimin e kaluar, ngarkesat elektrike mund të mbeten aty ku shfaqen gjatë procesit të elektrizimit, por dhe mund të lëvizin nga një vend në një tjetër apo nga një trup në një tjetër. Grimcat e ngarkuara me elektricitet, pra ngarkesat elektrike, që lëvizin nga një vend në një tjetër, zotërojnë energji. Energjia e lëvizjes në mënyrë të rregullt të tyre është ajo që quajmë energji elektrike. Lëvizja e rregullt (e drejtuar) e ngarkesave elektrike quhet rrymë elektrike. Rryma elektrike rrjedh më lirshëm në tela prej bakri, alumini, argjendi etj. Ata janë përçues të mirë të elektricitetit, sepse këto lëndë përmbajnë shumë ngarkesa elektrike negative që mund të lëvizin lirshëm.Jopërçuesit (izolatorët) e elektricitetit janë lëndë që përmbajnë pak ngarkesa elektrike që mund të lëvizin lirshëm. Të tilla lëndë janë: plastika, qelqi, goma, ajri etj.Përdorimi i rrymës elektrikeNë shtëpitë tona, shumë pajisje funksionojnë vetëm në saje të energjisë elektrike pra, me rrymë elektrike. Dritat, ventilatorët elektrikë, frigoriferët, kompjuterat, makinat larëse, ngrohësit e ujit apo televizorët (dhe lista është e pafund), janë pajisje të tilla që e shndërrojnë energjinë elektrike në forma të tjera të përdorshme energjie. Energjia elektrike përdoret në shëndetësi, në transportin publik, në industrinë e prodhimit të makinave etj. Fjalë kyçe:energji elektrike, rryma elektrike e vazhduar / alternative, bateri
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94