Page 91 - Demo
P. 91


                                    89Tema 3 Tema III Proceset fizikea. Çfarë quhet energji elektrike?b. Ku është dallimi ndërmjet rrymës së vazhduar dhe rrymës alternative?c. Pse rryma elektrike rrjedh më lirshëm në telat prej bakri apo alumini?a. Hulumto në internet dhe trego shndërrimet energjetike që ndodhin nga hidrocentrali te një përdorues i energjisë elektrike në shtëpi, për shembull te ngrohësi. Përdor fjalët: liqen, digë, turbinë, gjenerator, shtylla elektrike, tela, ngrohës. b. Cilat pajisje në shtëpitë tona e shndërrojnë energjinë elektrike në forma të tjera energjie dhe në çfarë konkretisht?Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëA e dini se... Rryma elektrike është një madhësi fizike që matet me një aparat që quhet ampermetër. Njësia e matjes është amper (A).Kjo energji përftohet në mënyra të ndryshme (në hidrocentrale, termocentrale etj.) dhe në vende të ndryshme, larg përdoruesit. Për ta transportuar këtë energji deri te konsumatori përdoret rryma elektrike.Nga se shkaktohet rryma elektrike?Ngarkesat elektrike lëvizin nëpër përcjellës, për të formuar rrymën elektrike, nëse mbi to “vepron” një forcë. Kjo lëvizje sigurohet nga burimi i energjisë elektrike që mund të jetë: bateri, prizë muri, panel diellor etj.Bateritë japin rrymë elektrike të vazhduar (rryma rrjedh në një drejtim dhe nuk ndryshon). Nga rrjeti elektrik në shtëpitë tona, marrim rrymë alternative (ajo ndryshon drejtim 50 herë në një sekondë).12
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95