Page 92 - Demo
P. 92
903.17 Qarku elektrikLëvizja e elektroneve, pra rryma elektrike nëpër përcjellës, ekziston vetëm nëse kemi një qark elektrik. Kur kemi rrymë në një qark, ai quhet “i mbyllur”.BateriaBateria është burim i energjisë elektrike në një qark. Ajo është një pajisje brenda së cilës zhvillohen disa procese kimike. Pas këtyre proceseve, bëhet veçimi i ngarkesave pozitive në njërin pol (poli pozitiv) dhe i atyre negative në polin tjetër (poli negativ). Energjia kimike shndërrohet në energjia elektrike. Lëndët kimike në bateri harxhohen, kështu që dhe energjia elektrike në to mbaron. Bateritë janë të llojeve dhe të formave të ndryshme. Ato përdoren në makina, tek orët, në pultet e komandimit të televizorëve, kondicionerëve etj.Fjalë kyçe:qark, pol pozitiv/negativ, konsumatorët, çelës, lidhje seri/paralel Qarku elektrik dhe elementet e tijQarku elektrik është “rruga” përcjellëse, ku kalojnë ngarkesat elektrike. Nëpërmjet tij, ngarkesat elektrike kalojnë nga një pol i baterisë në polin tjetër. Kjo lëvizje jep rrymën elektrike.Një qark i thjeshtë mund të përbëhet nga një fije e vetme prej teli përcjellës që lidhet me polet e baterisë.Kujdes! Kjo nuk këshillohet të bëhet, sepse është e rrezikshme.Qarku elektrik më i thjeshtë, përbëhet nga bateria, përcjellësit, çelësi dhe konsumatori i energjisë elektrike (për shembull, një llambë). Zakonisht përdoren qarqe shumë më të ndërlikuara.- Përcjellësit janë një nga pjesët përbërëse të qarkut elektrik. Ata janë tela metalikë, zakonisht prej bakri ose alumini, të veshur me plastikë.- Konsumatorëte energjisë elektrike janë të llojeve të ndryshme, për shembull, pajisjet e ndriçimit, motorët, pajisjet elektroshtëpiake, ato të ngrohjes etj. Ata janë pjesë e qarkut elektrik.- Çdo qark elektrik duhet të ketë një çelës. Ai shërben për hapjen dhe për mbylljen e qarkut.Lidhja e konsumatorëve në një qark Konsumatorët mund të lidhen në qarqe në mënyra të ndryshme. Kjo bën që rryma që kalon në ta të ketë vlera të ndryshme.

