Page 93 - Demo
P. 93


                                    91Tema 3 Tema III Proceset fizikeA e dini se... Rryma elektrike alternative që përdoret në shtëpitë tona ka qenë ide e shpikësit Nikola Tesla, i cili kundërshtoi idenë e shpikësit Tomas Edison, për përdorimin e rrymës së vazhduar.a. Cilat janë elementet e një qarku elektrik të thjeshtë?b. Çfarë ndodh brenda një baterie?a. Pse në një qark, ku konsumatorët janë të lidhur në seri, djegia e njërit bën që qarku të mos punojë? Argumento përgjigjen.b. Pse konsumatorët në mjediset e banimit dhe punës lidhen në paralel? Argumento përgjigjen.Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëBateri në shtëpiHapat që duhen ndjekurNë këtë veprimtari, keni nevojë për mbështetjen e prindërve!!1. Merrni limonin dhe shtypeni pak mbi banak, sa të zbutet (të lëngëzohet nga brenda). 2. Ngulni në limon telin e bakrit dhe gozhdën në largësi dy centimetra nga njëri-tjetri. 3. Me anë të telave të hollë, lidhni gozhdën dhe telin e bakrit me një llambë të vogël.4. Çfarë vini re? Çfarë është krijuar? Diskutoni rezultatet me shokët.Mjetet e nevojshmelimon, tel i fortë bakri, gozhdë, llambë e vogël, tela të hollë përçues12Nëse konsumatorët janë të lidhur varg njëri pas tjetrit janë të lidhur në seri. Në këtë lidhje, rryma e dalë nga bateria kalon në çdo konsumator. Kjo bën që qarku të mos punojë, kur një konsumator digjet (dëmtohet).Nëse konsumatorët janë të lidhur përballë njëri-tjetrit janë të lidhur në paralel. Në këtë lidhje, rryma e dalë nga bateria ndahet në secilin konsumator. Në këtë rast, djegia (dëmtimi) e një konsumatori nuk ndikon në punën e të tjerëve.Në përgjithësi, konsumatorët në mjediset e banimit dhe punës lidhen në paralel.Veprimtari
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97