Page 96 - Demo
P. 96


                                    943.19 Drita, burimet dhe karakteristikat e sajÇfarë është drita?Njohja e botës dhe informacioni që marrim prej saj në mënyrë të shpejtë kryhet nëpërmjet shqisës së të parit, pra, nëpërmjet syrit. Kjo bëhet e mundur vetëm në saje të dritës.Drita është pjesë e një lloji të veçantë energjie që quhet “rrezatim elektromagnetik” ose dhe rrezatim drite.Drita është e dukshme, por ka dhe lloje të tjera rrezatimesh elektromagnetike (valët e radiotelevizionit, rrezet X, mikrovalët etj.), të cilat janë të padukshme.Rrezatimi i dritës, përveçse në rastin e djegies nga dielli, nuk është i dëmshëm.Burimet e dritësBurime drite quhen të gjithë trupat që japin dritë. Këta trupa japin dhe energji termike.Dielli, yjet, një qiri i ndezur, zjarri, llamba elektrike, vetëtima janë burime drite. Këta trupa quhen burime të drejtpërdrejta të dritës.Burime drite janë edhe trupat që kthejnë dritën e marrë nga burimet e drejtpërdrejta. Këto quhen burime të tërthorta të dritës. Hëna është një burim i tërthortë drite, sepse na dërgon dritën e marrë prej Diellit.Burimet e dritës si Dielli, Hëna,vetëtima janë burime natyrore të dritës. Burimet e dritës si llambat, fishekzjarrët, fenerët janë burime artificiale të dritës, sepse janë burimet të krijuara nga njeriu.Çfarë është rrezja e dritës?Drita ka karakteristika, të cilat mund t’i provoni me eksperimente të thjeshta. Ajo studiohet nëpërmjet rrezeve të saj.Rrezja e dritës është një tufë e ngushtë e rrezatimit dritor (energjisë së dritës), që lëshohet nga një burim i caktuar.Një shembull natyror i rrezeve dritore është drita e diellit, kur kalon përmes trupave të ndryshëm (re, pemë etj.).Fjalë kyçe:drita, rrezatim drite, burime të drejtpërdrejta/të tërthorta, burime natyrore/artificiale 
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100