Page 97 - Demo
P. 97


                                    95Tema 3 Tema III Proceset fizikeA e dini se... Largësinë prej 150 milion kilometrash nga dielli në Tokë drita e përshkon për rreth 8 minuta, ndërsa një veturë për rreth 177 vjet? a. Çfarë është drita?b. Si grupohen burimet e dritës?c. Rendit disa burime artificiale të dritës. Ne shohim dritën e vetëtimës, pastaj dëgjojmë bubullimën e një rrufeje. Çdo të thotë kjo lidhur me shpejtësinë e zërit dhe dritës? Argumento përgjigjen.Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëPërhapja e dritësHapat që duhen ndjekur1. Shponi kartonët në mesin e tyre dhe vendosini të baraslarguar vertikalisht, duke i ngulur mbi plastelinë. 2. Vendosni një elektrik dore në njërën anë të rreshtit të kartonëve dhe fikni dritën.3. Rregulloni kartonët në mënyrë që drita të shihet përmes të gjitha vrimave.4. Çfarë tregon fakti se drita shihet kur kalon nëpër vrimat e kartonëve? Mjetet e nevojshme3 copa kartoni të njëjta, plastelinë, hapëse vrimash, elektrik dore 12Shënjuesi me lazer jep një rreze drite artificiale shumë të mirë.Drita përhapet në vijë të drejtë. Kjo veti e dritës mund të vihet re kur ajo futet në një ambient të errët nga një e çarë e ngushtë; në dritat e skenës; në dritën që lëshojnë fenerët e makinës, të një fari etj.Drita përhapet me shpejtësi shumë të madhe. Shpejtësia e saj varet nga mjedisi ku përhapet, por në boshllëk është rreth 300 000 kilometra për sekondë.Veprimtari
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101