Page 98 - Demo
P. 98
963.20 Pasqyrimi dhe përthyerja e dritësA kalon drita përmes çdo lënde?Përhapja e rrezeve të dritës mund të komandohet me mjete e mënyra të ndryshme. Kjo varet nga trupi, ku kalon apo ku bie drita. Trupi që e lejon dritën të kalojë përmes tij quhet i tejdukshëm. Trupat e ndodhur pas një trupi të tillë mund të shihen. Xhami i dritares është i tejdukshëm.Trupi që nuk e lejon dritën të kalojë përmes tij quhet i patejdukshëm.Trupat e ndodhur pas një trupi të tillë nuk mund të shihen. Druri, muri, letra etj., janë të patejdukshëm.Ka dhe trupa gjysmë të tejdukshëm. Ata e lejojnë dritën të kalojë, por trupat pas tyre nuk duken qartë. Një xham i hollë është i tejdukshëm, por kur është i trashë, i humbet tejdukshmëria.Pasqyrimi dhe përthyerja e dritësKur drita bie në një sipërfaqe, e cila ndan dy lëndë të ndryshme, mund të pasqyrohet. Lëndët mund të jenë: ujë dhe ajër; metal dhe ajër; xham dhe metal etj.Një sipërfaqe e rrafshët dhe e lëmuar bën një pasqyrim të saktë. Kur sipërfaqja është e ashpër, drita shpërhapet në të gjitha drejtimet. Pasqyrimi në këtë rast është jo i saktë, madje mund të mos kemi fare pasqyrim. Kur drita kalon nga një lëndë e tejdukshme në një lëndë tjetër, ajo përthyhet duke ndryshuar drejtimin e saj.Kjo është arsyeja pse një trup duket i përthyer kur një pjesë e tij është në ujë dhe pjesa tjetër në ajër.Mjete dhe pajisje optikePasqyrimi dhe përthyerja e dritës shfrytëzohen për ndërtimin e mjeteve optike. Mjetet dhe pajisjet optike shërbejnë për të rritur aftësinë tonë të shikimit.Thjerra është një trup i tejdukshëm, zakonisht në formën e një disku rrethor, tek i cili, të paktën, njëra nga faqet është e përkulur nga jashtë ose nga brenda. Ato përbëhen nga lëndë qelqi ose nga lëndë plastike. Thjerrat janë dy llojesh.Thjerra përmbledhëse janë ato, pas kalimit në të cilat, rrezet e dritës përmblidhen.Thjerra shpërhapëse janë ato, pas kalimit në të cilat, rrezet e dritës shpërhapen. Fjalë kyçe:i tejdukshëm, i patejdukshëm, mjete optike, thjerra përmbledhëse/shpërhapëseqelq zmadhues, mikroskop, teleskop

