Page 99 - Demo
P. 99
97Tema 3 Tema III Proceset fizikeSyzet janë një mjet optik që shërbejnë për korrigjimin e shikimit. Ato janë të përbëra nga thjerra shpërhapëse ose nga thjerra përmbledhëse. Qelqi zmadhues përdoret për të lexuar shkrime të imëta. Ai përdoret nga të moshuarit.Mikroskopi është një aparat, që shërben për të parë trupa shumë të vegjël, të cilët nuk mund të shihen me sy të lirë. Teleskopi shërben për të parë trupa të largët: trupat qiellorë.Mikroskopi dhe teleskopi përdorin thjerra të posaçme.a. Cilët trupa quhen të tejdukshëm? Po të patejdukshëm? Jepni shembuj.b. Çfarë është përthyerja e dritës?c. Çfarë u shkakton thjerra rrezeve të dritës?Cilët trupa shkaktojnë hije? Cila veti e dritës shfaqet në rastin e përftimit të hijes së një trupi? Argumento përgjigjen.Lexo, mendo dhe përgjigju Zbato njohuritëPërthyerja e dritës.Hapat që duhen ndjekur1. Në fletën e letrës, vizatoni dy shigjeta me drejtime të njëjta.2. Mbushni gotën me ujë.3. Vendoseni letrën pas gotës me ujë (si në figurë). 4. Shikoni shigjetën e poshtme përmes gotës me ujë. Çfarë vini re?Mjetet e nevojshmelaps, letër, ujë dhe gotë qelqi 12A e dini se... Duke udhëtuar me shpejtësinë e dritës, mund të vërtiteni rreth Tokës shtatë herë në një sekondë. Veprimtari

