Page 10 - Demo
P. 10


                                    8Mësimi1.1 Materialet ndërtimoreAktivitetNdërtesat kanë mure. • Me çfarë janë ndërtuar muret? • Me çfarë janë mbuluar çatitë e shkollës suaj? • A mund të tregoni llojin e materialit? Fjalë kyçe:material ndërtimor, konstruksion, argjila, kaolina, mermeriNjohuri të përgjithshmeQysh në kohët e lashta, njerëzit kanë mësuar të njohin dhe të përdorin materialet që gjendeshin në natyrë për të ndërtuar banesat e tyre të para. Këto materiale ishin, druri, guri, argjila, gjipsi etj. Me kalimin e kohës, njeriu prodhoi dhe përdori materiale të tjera ndërtimore (çimentoja, stiropori). Materialet ndërtimore dallohen prej pamjes së jashtme, përbërjes dhe vetive. Këto materiale përdoren për ndërtimin e konstruksioneve mbajtëse, si dhe për mbulimin dhe mbrojtjen e këtyre konstruksioneve.ArgjilaArgjila është një lloj materiali tokësor natyral me kokërr të imët, që përmban minerale të ndryshme, të cilat quhen minerale argjilore. Argjilat, kur lagen me ujë, krijojnë një material plastik, i cili pas tharjes ose pjekjes, forcohet dhe bëhet i thyeshëm. Argjila e pastër është e bardhë ose me ngjyrë të çelur, por shfaqet edhe në një larmi ngjyrash (kryesish të kuqërremtë ose kafe), për shkak të papastërtive që bart. Argjila është një nga materialet e para ndërtimore që është përdorur nga njeriu për prodhimin e qeramikës (tulla, tjegulla, pllaka, tuba). (Fig. 1) Në ditët e sotme, shumica e ndërtesave në qytetet dhe fshatrat tona janë të ndërtuara me tulla prej qeramike të pjekur.Fig.1 Materiale argjilore
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14