Page 11 - Demo
P. 11
9• Cilat kanë qenë materialet ndërtimore që përdornin njerëzit në kohët e lashta?• Tregoni disa materiale ndërtimore që gjenden në natyrë.• Sillni shembuj të përdorimit të argjilës në ndërtimtari.• Sillni shembuj të përdorimit të kaolinës dhe mermerit në banesën tuaj.KaolinaKaolina është lloj i veçantë i mineralit argjilor dhe paraqitet kryesisht me ngjyrë të bardhë.Kaolina përdoret për prodhimin e porcelanit dhe fajancës, materialeve zjarrduruese, izolatorëve elektrikë etj. (Fig. 2) Në vendin tonë gjenden rezerva të mëdha të kaolinave (gurë të pasur me kaolinë). Një nga më të mëdhatë ndodhet në Karaçevë të Ulët, në lindje të Gjilanit.Fig. 2 Kaolina dhe përdorimi i sajMermeriMermeri është gur gëlqeror i grimcuar, i cili është rikristalizuar nën ndikimin e nxehtësisë, presionit dhe tretësirave ujore. Mermerët janë shkëmbinj dekorativë që mund të lustrohen. Ata përdoren në ndërtimtari si elemente zbukuruese për veshjen e dyshemeve, shkallëve, mureve etj. (Fig. 3) Mermeri gjendet në ngjyra të ndryshme: i bardhë, i kuq, i gjelbër etj.

