Page 12 - Demo
P. 12


                                    10Mësimi1.2Aktivitet• Shikoni me vëmendje objektin e paraqitur në figurë. Me çfarë materialesh është ndërtuar ai?• Përmendni emrat e disa materialeve ndërtimore që njihni. • Cili prej tyre mendoni se është më i fortë për ndërtim? GranitiGraniti është një gur me prejardhje magmatike dhe është guri më i përhapur në sipërfaqen e tokës. Ai është krijuar si rrjedhim i ftohjes së ngadaltë të magmës (shkëmb i shkrirë). Ka përdorim mjaft të gjerë si material ndërtimor për prodhimin e pllakave, tavolinave etj. (Fig. 4)GjipsiFjala gjips rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë “suva”. Gjipsi është një mineral, i cili në gjendje të pastër është pa ngjyrë (fig. 5). Gjipsi është përdorur qysh në kohët e lashta. Materiali i gjipsit merret nga pjekja dhe bluarja e mineralit. Në ndërtimtari, ky material përdoret për mbushje vrimash të mëdha në mure dhe tavane, pllaka gjipsi-kartoni, elemente dekorative. Një lloj i veçantë i gjipsit është edhe alabastri, i cili përdoret edhe për krijimin e skulpturave.Materiale të tjera ndërtimore Fjalë kyçe:material ndërtimor, konstruksion, graniti, gjipsi, çimento, stiroporiFig. 4 GranitiFig. 5 Gipsi dhe përdorimi 
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16