Page 13 - Demo
P. 13
11• Plotëso tabelën me veçoritë e materialeve ndërtimore.Argjila Kaolina Mermeri Graniti Gjipsi Çimentoja StiroporiFig. 6 ÇimentojaÇimentojaÇimentoja është një material lidhës, që kur ngurtësohet, ngjitet me materialet e tjera ndërtimore. Ajo prodhohet nga pjekja dhe bluarja e materialeve argjilore dhe gëlqerore. Zakonisht nuk përdoret vetëm, por përzihet me elemente të tjera për prodhimin e llaçit dhe betonit (fig. 6).Puno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.StiroporiStiropori është një material plastik (polystyren), i cili ka peshë të vogël dhe përdoret gjerësisht në ndërtimtari si material termoizolues, si material mbushës, për punime dekori etj. Mund të gjendet në formë panelesh prej shkume ose të ngurta (fig. 7). Gjithashtu përdoret gjerësisht edhe për paketimet e artikujve të ndryshëm.

