Page 16 - Demo
P. 16
14Mësimi1.4 Vetitë e materialeve ndërtimoreVetitë e materialeve ndërtimoreTë gjitha materialet ndërtimore kanë karakteristika ose veti, të cilat i bëjnë të përshtatshme për ndërtim. Këto veti kanë të bëjnë më së shumti me qëndresën e këtyre materialeve ndaj forcave të ndryshme dhe kushteve klimatike. Vetitë e tyre kryesore janë: qëndresa ndaj peshave, ndaj zjarrit, ndaj ujit dhe lagështirës, qëndresa ndaj goditjeve, ndaj ngricave, ndaj lëndëve kimike; përcjellshmëria e nxehtësisë, përcjellshmëria e zërit etj. Veti e rëndësishme është edhe pesha e materialit ndërtimor.Në tabelën 1 jepen vetitë dhe përdorimet e disa materialeve ndërtimore.Materialet ndërtimore Vetitë PërdorimiQeramika përftohet nga përzierja e argjilës me disa minerale të tjera.Përgjithësisht është material i fortë, i rëndë, i qëndrueshëm, rezistent ndaj ujit, nxehtësisë dhe zjarrit. Për prodhimin e tullave, pllakave të kuzhinës, tubave, sendeve dekorative, si dhe për ndërtimin e oxhakëve, vatrave të zjarrit, vaskave etj. Aktivitet Mësuesi/ja vendos në një qese të zezë objekte të ndryshme. Përpiquni të dalloni përmes prekjes objektin dhe llojin e materialit të tij.• Cilin objekt zbuluat?• Si e dalluat?• Nga se është i ndërtuar objekti që keni zbuluar apo identifikuar?• Përshkruani disa nga vetitë e tij.Fjalë kyçe:qeramika, porcelani, mermeri, vetitë e materialeve, përdorimi i materialeve Tabela 1. Vetitë dhe përdorimet e disa materialeve ndërtimore.

