Page 20 - Demo
P. 20
18Krijime me materiale ndërtimoreHapat kryesorë:1. Vendosni mbi tavolinë materialet dhe mjetet e punës. 2. Zgjidhni materialin me të cilin do të punoni, p.sh.: pluhurin e gjipsit (allçinë).3. Hidhni në enë një sasi të caktuar allçie, pastaj shtoni pak ujë. (Për sasitë e këtyre përbërësve do t’ju ndihmojë mësuesi/ja.) Trazojini me lugën e drurit. 4. Përziejini mirë, sa të krijohet një masë e lëngshme. 5. Masën e përftuar hidheni në dorezën plastike (si në figurë). 6. Përpiquni ta përhapni brenda saj në mënyrë të njëtrajtshme.7. Lidheni me spango grykën e dorezës dhe lëreni mbi tavolinë derisa masa të thahet (të forcohet).8. Priteni me kujdes dorezën dhe nxirrni formën e krijuar.9. Diskutoni me njëri-tjetrin rreth detyrës që realizuat.Në mësimet e mëparshme u njohëm me materialet ndërtimore dhe vetitë e tyre. Mësuam se disa prej këtyre materialeve përdoren jo vetëm për ndërtim, por edhe për krijimin e objekteve zbukuruese (dekorative). Në vijim do të realizojmë një detyrë praktike për të krijuar një mbajtëse unazash. Mjetet e punës: tavolinë, dorezë plastike, prerës, pluhur gjipsi (allçi) ose pluhur çimentoje, ujë, enë plastike (tas, kovë e vogël), lugë druri, spango.Detyrë: Ndërtoni një mbajtëse unazash prej gjipsi ose prej çimentoje. 1 2 34 5 6Mësimi 1.6

