Page 23 - Demo
P. 23
Nxënësi/ja: • tregon ecurinë e krijimit të një projekti punëdoreje përmes TIK-ut;• përshkruan fazat e krijimit dhe prezantimit të një projekti përmes TIK-ut;• modelon forma të ndryshme punëdoreje përmes skicave dhe modeleve që gjenden në internet;• krijon projekte shkollore me programe kompjuterike me fokus në punëdore (origami).TEMA 2Puna me projekte përmes TIK-ut, krijimi i craftsNë këtë tematikë, nxënësit/et do të tregojnë ecurinë e krijimit të një projekti në TIK me crafts. Ata do të përshkruajnë fazat e krijimit dhe prezantimit të një projekti përmes TIK-ut. Gjithashtu, nxënësit/et do të përdorin programe kompjuterike për krijimin e modeleve, siç janë origami dhe crafts për punëdore. Ata do të modelojnë forma të ndryshme me crafts përmes skicave dhe modeleve që gjenden në internet. Gjithashtu, do të krijojnë projekte shkollore me programe kompjuterike me fokus në punëdore (crafts, origami).

