Page 24 - Demo
P. 24
22Mësimi2.1 Projektet e punëdoreve në TIK Projektet e punëdoreve Puna e dorës është një nga aspektet e krijimtarisë së njeriut. Shumë vepra artizanale bazohen në teknika të veçanta, si: thurja me kashtë, gdhendja, punimi me qeramikë, qëndisja, thurja me rruaza, qepja, zbukurimi dhe dizajnimi i artikujve të ndryshëm etj. Gjatë realizimit të një projekti, përveç kënaqësisë që të jep puna e dorës, hasen edhe vështirësi të shumta për gjetjen e materialeve, mjeteve të punës, si dhe kohës së realizimit. Për të lehtësuar punën në projekte, na vijnë në ndihmë mjetet e TIK-ut.Plani për realizimin e një projekti punëdorejeNë rastin e një punëdoreje, projekti shërben për krijimin dhe realizimin e një produkti të caktuar. Për të kuptuar më mirë atë që kërkohet, duhet të kërkoni në burime të ndryshme informacioni nëpërmjet internetit. Është shumë e rëndësishme që informacioni të analizohet në mënyrë kritike dhe të vlerësohen ato burime që ju duhen për projektin. Projektet mund të realizohen në mënyrë të pavarur ose në grup. Për realizimin e projektit, duhen ndjekur disa hapa të përcaktuar, pra duhet formuluar një plan.Plani i projektit përshkruan mënyrën se si do të përmbushen objektivat e tij. Së pari, duhet hartuar një plan-projekt, i cili përmban: • hapat që do të ndiqen;• mjetet e nevojshme; • modelin përfundimtar. Modeli i projektit mund të bëhet me dorë, por mund të realizohet edhe me programe të posaçme në kompjuter ose me aplikacione në Ipad. Një model plan-projekti jepet në figurën në faqen 21.Aktivitet • Sillni ndër mend projektet që keni krijuar me punëdore. Kujtoni cilët kanë qenë hapat që keni ndjekur, vështirësitë që keni hasur dhe sa kohë ju është dashur për realizimin e tyre.Fjalë kyçe:projekt, punëdore, TIK, plani i projektit.

