Page 25 - Demo
P. 25


                                    23Emri i projektit Data e fillimit Data e përfundimitFazat e projektitShembull: Krijimi i pemës së familjes me punëdoreKrijimi i një peme të tillë është një nga mënyrat më të mira për të ilustruar historinë e familjes. Si hap i parë themelor, duhet të hulumtosh prejardhjen tënde dhe të shfaqësh çdo brez të familjes. Hapat për të krijuar një diagram të pemës së familjes në letër janë dhënë më poshtë:1. Mblidh emrat që duhet të përfshish në pemën e familjes.Mblidh emrat e stërgjyshërve, gjyshërve, gjysheve, dajave, hallave, kushërinjve dhe renditi ata nga brezi më i vjetër te më i riu. Për emrat mund të zgjidhet një stil artistik shkrimi nëpërmjet programeve kompjuterike në Word duke e punuar së bashku me mësuesin/en. Gjithashtu, mund të gjesh punime në Pinterest, duke kërkuar me fjalën Craft. 2. Hulumto detajet.Bisedo me anëtarët më të mëdhenj të familjes për të saktësuar emrat e të gjithë familjarëve.3. Mblidh detajet që dëshiron të nënvizosh.Për ta bërë pemën e familjes sa më informuese, mund të shtosh edhe datat e lindjes, datat e vdekjes, vendlindjet e secilit pjesëtar.4. Shto aty edhe fotografi, nëse është e mundur.Mund të shtosh një portret ose fotografi të vogël të paraardhësve të tu. Kjo do të bëjë që pema familjare të jetë më e këndshme nga ana estetike.Plan-projektiMjetet e punës• Dy fletë kartoni: njëra ngjyrë kafe, tjetra e gjelbër.• Gërshërë dhe ngjitës.• Letër e kuqe për mollët.Modeli përfundimtar Puno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29