Page 26 - Demo
P. 26


                                    24Mësimi2.2Krijimi dhe prezantimi i projektit përmes TIK-ut Përdorimi i TIK-ut në projektet e punëdoreveTIK-u përdoret për të krijuar ide ose për të përmirësuar idenë fillestare, për të shkruar tekste ose për të bërë skicime, si dhe për të prezantuar produktet krijuese. Në shumicën e projekteve, mjetet TIK që përdoren janë softuerë për përpunimin e tekstit (si Microsoft Word), softuerë për prezantimet (PowerPoint), programe kompjuterike specifike për krijimin e punëdoreve dhe mjete (motorë) kërkimi në internet, siç janë Google, Bing etj. Gjithashtu, mund të punoni me aplikacione si animimi, vizatimi digjital dhe modelimi 3D. Disa nga mjetet digjitale që mund të përdoren në krijimin dhe prezantimin e projekteve janë: kompjuteri, Ipad-i, telefoni inteligjent, kamera, aparati fotografik, laptop-i, videoprojektori, programe kompjuterike, motorë kërkimi etj. Ndërkohë, mjete të ndryshme kanë funksione të ndryshme. Për shembull, nëse ke dëshirë të prezantosh projektin në një sallë të madhe, të mbushur me të ftuar, duhet të sigurohesh së pari të kesh laptop dhe videoprojektor, si mjetet kryesore për prezantim. Nëse dëshiron të tregosh hapat që ke bërë për të realizuar projektin, do të ishte e këshillueshme të përdorësh programin PowerPoint.Aktivitet • Në mësimin e kaluar, ju mësuat si të krijoni pemën e familjes me punëdore. Diskutoni në klasë se cilat mjete të TIK-ut mund t’ju ndihmonin për një prezantim sa më të bukur edhe në lëndët e tjera. Renditni disa nga mjetet e TIK-ut që keni përdorur për projektet e realizuara në detyrat që ju ka dhënë mësuesi/ja.Fjalë kyçe:Tik, Ms Word, MsPowerPoint, Internet, motor kërkimi, i-pad, Google, program kompjuterik, kamera, videoprojektor.Krijimi i një albumi nëpërmjet programit Google PhotosGoogle Photos është një softuer që shërben për ruajtjen, organizimin dhe ndarjen e fotografive dhe videove. Nëpërmjet tij mund të krijoni albume, kolazhe dhe video, si dhe të modifikoni ose shtoni harta dhe tekst në to. Mjetet TIK, si kompjuteri, celulari (Android Phone) dhe iPad-i, ofrojnë këtë program për krijimin e albumeve fotografike.Pasi të keni vënë në funksion softuerin, mblidhni të gjitha fotografitë që dëshironi të përdorni në kolazhin tuaj, filloni një projekt të ri dhe provoni të realizoni idetë tuaja. Mund të përdorni fotografi nga një ngjarje e veçantë, ose të mblidhni fotografi nga ndonjë festë e zhvilluar në vite të ndryshme.
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30