Page 27 - Demo
P. 27


                                    25Për të krijuar një album të ri, veproni në këtë mënyrë:1. Në kompjuter hapni faqen me adresë https://photos.google.com/2. Hyni në llogarinë tuaj në Google. Nëse nuk e keni një llogari, regjistrohuni duke ndjekur udhëzimet përkatëse. 3. Pasi t’i keni mbledhur fotografitë në një dosje në kompjuter, mund t’i ngarkoni në Google Photo nëpërmjet komandës Upload. Fotografitë ruhen në rubrikën Photos. 4. Pasi të jenë shfaqur fotografitë, përzgjidhni duke klikuar 5. Fotot e zgjedhura vendosen në album duke klikuar shenjën + Add + .6. Nga lista që shfaqet, zgjidhni opsionin Album New album.7. Vendosini një titull Albumit (Add a Title).8. Kliko Done .Heqja e fotografive1. Hapni albumin.2. Në të djathtë të ekranit klikoni More Edit album.3. Zgjidhni fotografitë që do të hiqni duke klikuar Remove . Fotografitë dhe videot që hiqni nga albumet do të jenë ende në bibliotekën tuaj të fotografive të Google-it, përveç rastit kur i fshini ato nga seksioni kryesor “Fotografitë”.4. Në anën e djathtë lart të ekranit shfaqen katër ikona: për shtimin e fotografive, shtimin e tekstit, shtimin e lokacioneve (hartave) dhe ndryshimin e renditjes së fotove.• Krijo një album me fotografi duke përdorur aplikacionin Google Photo. Kombinoni disa fotografi në një faqe dhe shtoni tekst të veçantë për të krijuar albumin, të cilin mund ta shpërndani me të afërmit tuaj duke klikuar komandën Share. Puno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31