Page 28 - Demo
P. 28


                                    26Mësimi2.3Krijimi i modeleve përmes programeve kompjuterikeOrigamiOrigami është aftësia për të krijuar një model nëpërmjet palosjes së një flete katrore, pa përdorur mjete të tjera, si: gërshërë apo ngjitës. Origami është një art me origjinë japoneze. Emërtimi i tij vjen nga fjalët “ori” që do të thotë “palos” dhe “kami” që do të thotë “letër”. Teknika e origamit qëndron në palosjen, hapjen dhe përthyerjen e letrës, nëpërmjet kombinimit të tyre për të marrë forma nga më të ndryshmet. Përdorimi i programit kompjuterik në krijimin e origamitNganjëherë e keni parë se sa të vështira mund të jenë disa figura për t’u realizuar manualisht, pa gabime. Në mënyrë që të shohim palosjet e çdo figure dhe, në të njëjtën kohë, të ndjekim hapat e duhur të realizimit të saj, mund të përdorim falas disa programe kompjuterike origami. Këto programe tregojnë në mënyrë interaktive mënyrën e palosjeve të këtyre figurave, që quhen origami. Në këtë mënyrë, ne mund të ndjekim hap pas hapi procedurën e çdo origami pa frikë se mos gabojmë.Programi “Just Origami”Ky program ju mëson si të krijoni objekte të ndryshme nëpërmjet palosjes së letrës, duke ndjekur udhëzime të thjeshta, hap pas hapi, shoqëruar me diagrame për t’ju ndihmuar. Modelet që mund të ndërtoni janë të ndara në tri kategori, sipas nivelit të vështirësisë: të thjeshta, normale dhe të avancuara. Secila nga këto kategori përmban disa modele, shoqëruar me udhëzimet përkatëse, për ndërtimin e origamit. Ndërfaqja kryesore e programit jepet në figurën e mëposhtme. Aktivitet• Merr një letër katrore dhe, nëpërmjet teknikave të palosjes, përpiqu të formosh një raketë prej letre si në figurë. Mbaj mend hapat që ndoqe. Më pas, hape letrën dhe vështro vijat e palosjes së saj. Diskuto në klasë për vështirësitë që hase. Si mendon, a ka mjete digjitale që mund të na ndihmojnë në krijimin e modeleve të tilla?Fjalë kyçe:origami, palosje, Just Origami, OrigamiEditor 3D, pamja 3D, modeli i palosjes.
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32