Page 29 - Demo
P. 29
27Programi Origami Editor 3DOrigami Editor 3D është një imitues (simulator) i palosjes së letrës. Qëllimi kryesor i këtij programi është dizajnimi i origamit, por nëse doni vetëm të mësoni si të bëni disa figura origami, aty paraqiten disa shembuj praktikë që mund t'ju ndihmojnë. Programi mundëson:1. krijimin e një origami të ri, duke klikuar File/New dhe duke zgjedhur formën e fletës;2. shembuj të gatshëm të origamive dhe hapjeve të tyre. Për të zgjedhur, për shembull, modelin e aeroplanit, klikoni: File > Example figures > Airplane.Dritarja kryesore është e ndarë në dy pjesë:- Pamja 3D (3D View), në të cilën jepet pamja 3D e figurës. Këtu shfaqet dhe përpunohet origami.- Modeli i palosjes (Crease Pattern), i cili tregon pamjen e shpalosur të origamit, me të gjitha linjat e palosjeve. Mund të përdoret si hartë, për të gjetur një pjesë të një origami ose për të parë se ku përfundon një pikë specifike në letër në gjendje të palosur. Poshtë ekranit ndodhet shiriti kohor (Timeline) ku, me rrëshqitjen e butonit, shfaqen pamjet hap pas hapi të krijimit të origamit.• Çfarë është origami? Cila është prejardhja e tij?• Trego përparësitë e përdorimit të programeve kompjuterike në krijimin e origamit dhe si na vijnë ato në ndihmë.• Përmend elementet kryesore të dritares së programit Origami 3D Editor.Puno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.

