Page 30 - Demo
P. 30


                                    28Veprimtari praktikePërdorimi i internetit për të krijuar origami Në internet sot gjenden aplikacione, simulatorë dhe imazhe të shumëllojshme për të realizuar origamitë. Ne do të shpjegojmë një ndër më të thjeshtët, për t’ju nxitur që të ndërtoni origamitë. • Shkruani në një nga motorët e kërkimit: https://origami.me/. • Në faqen e saj zgjidhni kategorinë Diagrams dhe klikonibutonin SEARCH FOR DIAGRAMS.• Shfaqet një koleksion i ndarë në kategori: kafshët (Animals), zogjtë (Birds), peshqit (Fish) dhe krijesat e detit (Fish and sea creatures), dinozaur etj. Zgjidhni modelin e kërkuar, në këtë rast një pinguin.Udhëzimet për të përftuar origamin e një pinguini Hapi 1: Paloseni letrën përgjysmë dhe më pas shpaloseni.Hapi 2: Palosni të dyja anët e saj në qendër, përgjatë vijës së ndërprerë. Hapi 3: Anët e palosura, palosini përsëri përgjatë vijave të ndërprera.Hapi 4: Paloseni letrën përgjysmë, duke e kthyer pas gjysmën e sipërme.13242.4Aktivitet• Përmes realizimit të kësaj veprimtarie praktike, ju do të përvetësoni edhe më mirë njohuritë që morët në mësimin e mëparshëm. Këshillohet që veprimtarinë ta zhvilloni në kabinetin e Informatikës. Nëse nuk është e mundur, duhet të përdorni fleta të bardha dhe mundësisht një laps me ngjyrë të ndezur, që ta keni më të lehtë për të vizatuar vendin ku do të bëhet palosja. 
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34