Page 32 - Demo
P. 32


                                    30Ndërtimi i origamit në kompjuterPër të mundësuar krijimin e projektit, i cili do të jetë ndërtimi i një origami duke përdorur programe kompjuterike, është e rëndësishme të njiheni edhe me funksionin e vizores, e cila ju ndihmon të modifikoni origamin sipas dëshirës. Në këtë projekt janë dhënë hapat që ndiqen për të ndërtuar varkën. Ju mund të zgjidhni objektin që dëshironi dhe të përdorni programin dhe vizoren në mënyrën e duhur. Krijimi i varkës nëpërmjet programit Origami Editor 3D1. Hap programin duke klikuar: File/New/Square origami.2. Aktivizo vizoren, që të kalojë nga mesi i brinjës së majtë deri në mesin e brinjës së djathtë, duke e ndarë katrorin në dy pjesë.3. Në skajin e vizores, ku aktivizohet katrori i vogël, kliko butonin e djathtë dhe zgjidh opsionin Reflect. Kjo komandë bën palosjen e fletës më dysh (fig. 1).4. Aktivizo vizoren në mënyrë që vija të kalojë nga cepi i majtë i poshtëm i figurës. Rrëshqite mausin derisa vizuesi i kuq të kalojë në mesin e brinjës lart. Shtyp butonin e djathtë dhe zgjidh opsionin Reflect. Forma e palosjes do të jetë si në figurën 2.2.5 ProjektKujtesë: Në mësimin e kaluar patë si paloset fleta për të krijuar një origami. Tani do të mësoni si të përdorni vetë programin Origami Editor 3D, për të ndërtuar origamitë që dëshironi. Ky projekt duhet të realizohet në kabinetin e Informatikës. Fig. 1 Hapi i parë i palosjes Fig. 2 Hapi i dytë i palosjes
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36