Page 35 - Demo
P. 35


                                    Nxënësi/ja: • dallon diversitetin individual në klasë, në shkollë dhe në komunitet, duke përdorur praktika të mira për zgjidhjen e konflikteve;• hulumton në internet diversitetin ekologjik në mjedisin jetësor;• liston ditët ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit;• krijon në kompjuter projekte për aktivitetet mjedisore, bazuar në kalendarin përkatës;• shpjegon ndikimin negativ të mbetjeve të pazbërthyeshme në mjedis dhe në shëndetin e njeriut.TEMA 3Mjedisi dhe shëndetiNë këtë tematikë, nxënësit/et do të mësojnë për rëndësinë që ka mjedisi në jetën tonë. Sot, me zhvillimet e shpejta të TIK-ut, njerëzit kanë mundësinë të komunikojnë në nivel global dhe të marrin masa për mbrojtjen e mjedisit. Është shumë e rëndësishme që nxënësit/et të kuptojnë se të gjithë jemi përgjegjës për mjedisin ku jetojmë. Ndër të tjera, ata do të njihen edhe me dëmet që shkaktojnë mbetjet e pariciklueshme në mjedis, si dhe me faktin që problematika të tilla ndikojnë negativisht në shëndetin tonë. 
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39