Page 36 - Demo
P. 36


                                    34Mësimi3.1 Diversiteti individualNjohja me konceptin e diversitetitDiversitet do të thotë larmishmëri ose tërësi gjërash që janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Edhe njerëzit janë të ndryshëm. Ata dallojnë mes tyre nga pamja, mosha, gjuha, arsimimi, kultura etj. Ndonjëherë, këto dallime bëhen shkak për lindjen e paragjykimeve. Paragjykimi është një mendim i gabuar për dikë, i pabazuar në fakte apo dukuri konkrete.Shpeshherë, njerëzit përballen edhe me dukuri të tilla si racizmi, dallimet etnike dhe kulturore, diskriminimi, mungesa e respektit. Këto qëndrime negative krijojnë konflikte të pashmangshme. Për të ndihmuar njëri-tjetrin në zgjidhjen e këtyre konflikteve, është shumë e rëndësishme të kuptojmë faktin që jemi të ndryshëm. Pavarësisht këtij diversiteti që kemi, duhet të respektojmë mendimet dhe veprimet e tjetrit.Kjo frymë duhet të mbizotërojë kudo: në shkollë, në familje dhe në komunitet. Pranimi i diversitetit individual është thelbësor për krijimin e një mjedisi pozitiv. Për shembull, fakti që një shok apo shoqe klase flet një gjuhë ndryshe nga jona, na jep mundësi të mësojmë më shumë rreth kësaj gjuhe, por edhe rreth kulturës së tij/saj si person. Mënyra e të menduarit Sjellja Përkatësia etnike GjuhaGjinia Kombësia Mosha Besimet fetareArsimimi Raca Aftësitë fizike KulturaAktivitet• Imagjinoni si do të ishte bota sikur të gjithë të visheshim njësoj, të hanim të njëjtat ushqime, të flisnim të njëjtën gjuhë, të silleshim në të njëjtën mënyrë. A do të ishte një botë e bukur dhe interesante? Pse? Fjalë kyçe:diversitet, diferencim, paragjykim, diskriminim.
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40