Page 37 - Demo
P. 37
35Dallimet etnike dhe kulturoreDisa individë shfaqin paragjykime ndaj njerëzve që i përkasin një etnie, kulture ose besimi fetar tjetër. Me qëndrime të tilla nuk duhet të pajtohemi asnjëherë. Secili nga ne është i ndryshëm, ndaj duhet t’i respektojmë të drejtat dhe liritë e njëri-tjetrit. DiskriminimiNdodh që dikujt i mohohen apo më keq, i shkelen të drejtat. Në këtë rast, ai gjendet përballë një diskriminimi. Shkak për këtë sjellje ndaj tij mund të jetë përkatësia etnike, fetare apo edhe ajo gjinore. Për shembull, në shkollë diskriminimi gjinor ndodh kur djemtë, duke menduar se vajzat janë më pak të afta se ata, nuk i përfshijnë në lojëra që kërkojnë përgatitje të lartë fizike. Problematika të ngjashme paraqesin edhe situatat e mëposhtme. Situata 1. Dallimi gjinorIliri po luan në kompjuter dhe i kërkon së motrës një gotë ujë, ndërkohë që ajo po ndihmon nënën në punët e shtëpisë. Iliri mendon se vetëm vajzat duhet të bëjnë punë dhe t’u shërbejnë pjesëtarëve të familjes. Cili është qëndrimi yt për këtë rast? Situata 2. Diskriminimi racorNë klasë vjen një nxënës i ri, me kombësi të huaj dhe me ngjyrë, i cili nuk e kupton mirëgjuhën shqipe. Ai ka dëshirë të aktivizohet në orën e mësimit dhe të shoqërohet me shokët,por ata ngurrojnë që ta afrojnë. Çfarë do të bëje ti, që ai të mos ndihej i mënjanuar?Për të krijuar një mjedis paqësor në klasë, shkollë dhe komunitet, është e rëndësishme të respektohen disa parime: • Secili nga ne duhet të japë mendimin e tij në mënyrë të lirë dhe të pavarur, duke respektuar ndërkohë mendimin dhe lirinë e tjetrit.• Mësuesit duhet të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme që zhvillon shkolla në lidhje me traditat dhe kulturat të cilave u përkasin nxënësit. • Prindërit duhet të bashkëpunojnë ngushtë me shkollën, për të zgjidhur kështu çdo problematikë që lidhet me fëmijët e tyre.• Asnjëherë nuk duhet t’i gjykojmë të tjerët në bazë të racës, fesë, etnisë apo gjinisë. Të gjithë gëzojmë liri dhe të drejta të barabarta.• Si e kuptoni fjalën diversitet?• Përse nuk duhet ta paragjykojmë njëri-tjetrin?• Diskuto me shokët dhe shoqet rreth një situate të pakëndshme që mund të ketë ndodhur në klasë apo në shkollë. Si ke vepruar ti si nxënës/e për të zgjidhur konfliktin e krijuar?Puno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.

