Page 38 - Demo
P. 38


                                    36Mësimi3.2 Diversiteti ekologjik EkologjiaEkologji quhet shkenca që studion marrëdhëniet e ndërsjella të gjallesave me mjedisin ku jetojnë. Mjedisi (habitati) nënkupton tërësinë e kushteve natyrore ku jetojnë e zhvillohen gjallesat (fig. 1). Ekologjia dhe mjedisi lidhen ngushtë me njëri-tjetrin dhe ndërveprojnë në mënyrë të vazhdueshme. Kjo do të thotë që çdo ndryshim në mjedis mund të ndikojë në organizmat e gjallë dhe anasjelltas.Fig.1 Lloje të ndryshme kafshësh në habitatet e tyreSi ndikon ndryshimi i klimës te gjallesat?Njeriu, me veprimtaritë e tij jetësore, ndikon shumë në mjedis. Ky ndikim sjell ndryshim të klimës, çka vë në rrezik jetën e shumë gjallesave, si dhe habitatet e tyre. Disa lloje kafshësh kanë karakteristika që i ndihmojnë të mbijetojnë në habitatet e tyre. Pinguinët, për shembull, i janë përshtatur klimës së ftohtë. Ata jetojnë në zona me akull dhe ujë të ftohtë. Krahas puplave, pinguinët kanë nën lëkurë një shtresë të trashë dhjami, e cila i mbron nga i ftohti (fig. 2). Për shkak të ngrohjes globale, pinguinët po hasin vështirësi në mbijetesë, pasi habitati i tyre sa vjen e zvogëlohet.Aktivitet• A e keni dëgjuar ndonjëherë fjalën ekologji? Si mendoni, me çfarë ka lidhje ajo? Jepni disa shembuj.Fjalë kyçe:ekologji, diversitet ekologjik, mjedis, botë e gjallë, përshtatje, ngrohje globale.Fig.2
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42