Page 39 - Demo
P. 39
37Disa kafshë janë përshtatur për të mbijetuar në vende të nxehta dhe të thata, siç janë shkretëtirat. Për shembull, hardhuca me gjemba (fig. 3) jeton në një nga shkretëtirat e Australisë. Ajo mund të mbijetojë pa ujë për vite të tëra, vetëm me lagështinë që merr nga milingonat e zeza. Arinjtë polarë (fig. 4) lëvizin mbi akujt e Arktikut për të gjuajtur foka. Ndërsa akulli shkrin, ata detyrohen të ecin me kilometra të tëra ose të shkojnë në breg, ku u duhet të luftojnë për të gjetur ushqim dhe për të ushqyer të vegjlit e tyre. Ashtu si kafshët, edhe bimët janë përshtatur ndaj kushteve atmosferike. Në shkretëtirë, llojet e bimëve janë përgjithësisht shkurre me gjethe të vogla dhe të mbuluara me gjemba, që përshtaten shumë mirë me kushtet e klimës së thatë. Figura 5 paraqet një pjesë të bimësisë që rritet në shkretëtirë. Në figurën 6 jepen disa lloje bimësh që rriten në pyjet e Amazonës. Me ndryshim klime kuptojmë ndryshimin e kushteve të zakonshme të motit përgjatë viteve në planetin tonë. Vlerat e temperaturës së ajrit janë rritur shumë, për shkak të veprimtarive të ndryshme të njeriut në mjedis, si: djegia e sasive të mëdha të lëndëve fosile, prerja e pemëve dhe shfrytëzimi i sipërfaqeve për mbjelljen e drithërave dhe kullotave për kafshët. Të gjitha këto kanë çuar në atë që njihet si ngrohja globale. Ngrohja globale ka ndikuar në mjedisin ku jetojnë gjallesat. Kështu, për shkak të rritjes së temperaturës, ka nisur shkrirja e akullit në Antarktidë. Për pasojë, kafshët që jetojnë aty (pinguini, ariu polar) rrezikojnë të humbasin habitatin e tyre. • Si e kuptoni togfjalëshin “diversitet ekologjik”?• Krijo një album me fotografi të bimëve dhe kafshëve që rriten në rajonin e Kosovës. Fig.3Fig.4Fig.5Fig.6Puno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.A e dini se...Greta Thunberg është një vajzë suedeze, e cila në moshën 16-vjeçare nisi e vetme protestën kundër ndryshimeve klimaterike që shkaktohen prej ndotjes së mjedisit. Nisma e saj bëri jehonë në mbarë botën, madje u vlerësua me shumë çmime ndërkombëtare. Një nga këto është edhe çmimi “Personazhi i vitit”, që mori në vitin 2019.

