Page 40 - Demo
P. 40
38Mësimi3.3 Ndotja e mjedisit dhe shëndeti Ndotja e mjedisit Mjedisi është shumë i rëndësishëm për jetën tonë, pasi ndikon drejtpërdrejt në shëndet. Njerëzit që jetojnë në një mjedis me ajër të pastër dhe me shumë gjelbërim, janë përgjithësisht më të shëndetshëm se ata që jetojnë në një mjedis të ndotur. Shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit janë: mbetjet industriale, djegia e mjeteve të transportit dhe djegia e mbeturinave në kushte të papërshtatshme. Figura 1 tregon ndotjen e ajrit nga tymi që nxjerrin makinat dhe fabrikat.Po aq i rëndësishëm për jetën është edhe uji. Ndotja e tij mund të shkaktohet nga përzierja e ujit të pijshëm me ujin e ndotur, nga përdorimi i kimikateve, derdhja e mbeturinave, derdhja e naftës në det etj. Edhe toka ndotet nga hedhja e mbetjeve dhe substancave kimike. Për pasojë, produktet bujqësore që rriten në tokë të ndotur, nuk janë të shëndetshme. Aktivitet• Shkruani 5 fjalë që ju vijnë në mendje kur themi mbetje të pazbërthyeshme. Jepni mendimin tuaj si mund të ndikojnë këto mbetje në komunitetin ku jetoni. Diskutoni me njëri-tjetrin dhe me mësuesin/en rreth problemeve që shkaktojnë ato në mjedis. Fjalë kyçe:ndotje, mbetje të pazbërthyeshme, ndotja e ajrit.Mbetjet e pazbërthyeshme Shumë prej produkteve që përdorim në jetën e përditshme ambalazhohen (paketohen) për të kaluar sa më të sigurta te konsumatori. Ambalazhet janë prej materialesh të ndryshme (karton, plastikë, alumin, qelq etj.) Megjithëse janë shumë të rëndësishme në ruajtjen dhe transportin e produkteve, pas përdorimit, ato kthehen në mbetje. Kur mbetje të tilla lihen për një kohë të gjatë në mjedis, shndërrohen në rrezik të madh për shëndetin.

