Page 41 - Demo
P. 41
39Plastika është një material shumë i dobishëm, pasi përdoret gjerësisht në jetën tonë. Megjithatë, në shumicën e rasteve ajo përbën një problem të madh për mjedisin, sepse hedhja e saj në tokë apo ujë shkakton ndotje. Ndryshe nga letra dhe ushqimet, mbetjet plastike nuk shkatërrohen në mënyrë natyrore, por qëndrojnë në mjedis për qindra vite, duke rrezikuar jetën e të gjitha gjallesave.Me kalimin e kohës, plastika ndahet në copëza gjithnjë e më të vogla (mikroplastika), të cilat shpeshherë konsumohen nga peshqit dhe gjallesat e tjera që jetojnë në ujë. Përbërësit kimikë të plastikës kalojnë kështu nëpër zinxhirin ushqimor dhe përfundojnë në ushqimin që hamë. • Cilat janë shkaqet e ndotjes së mjedisit?• Pse mbetjet plastike janë shumë të dëmshme për mjedisin?• Si e kupton shprehjen: “Duke mbrojtur mjedisin, mbrojmë shëndetin tonë”?Ndotja e ajritNdikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë ka ndotja e ajrit. Sasia e madhe e dioksidit të karbonit që çlirohet prej mjeteve të transportit dhe fabrikave dëmton mushkëritë dhe shkakton një sërë sëmundjesh. Ndotës të ajrit janë edhe pluhurat që krijohen prej aktiviteteve në fushën e ndërtimit. Më poshtë renditen disa nga pasojat që sjell ndotja e ajrit në shëndetin tonë:• Sëmundje të mushkërive• Dëmtim të sistemit nervor• Lodhje, dhimbje koke dhe ankth• Probleme me sytë, hundët dhe fytin• Dëmtime të lëkurësPuno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.

