Page 42 - Demo
P. 42
40Mësimi3.4 Kalendari mjedisorKalendari mjedisorNë mbarë botën, shoqata ambientaliste në bashkëpunimin me institucione shtetërore organizojnë aktivitete të ndryshme me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit. Ndihmesë të veçantë në këtë drejtim jep edhe kalendari mjedisor, i cili shërben si kujtesë për kujdesin që duhet të tregojmë për mjedisin. Disa nga ditët që përfshin ky kalendar, lidhen me shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, riciklimin e mbetjeve, mbrojtjen e ujit etj. 21 mars – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve Pyjet zënë një të tretën e sipërfaqes së Tokës dhe luajnë rol thelbësor në veprimtarinë jetësore të çdo gjallese. Pa oksigjenin që çlirojnë bimët, në planetin tonë nuk do të kishte jetë. Por, pavarësisht përfitimeve të çmuara që marrim prej pyjeve, dëmtimi i tyre ka arritur në nivele alarmante. Për shkak të kësaj situate shqetësuese, çdo vit, në 21 mars, pjesëtarë të komunitetit së bashku me shoqatat mjedisore organizojnë aktivitete të ndryshme, të cilat synojnë rritjen e vetëdijes qytetare për rëndësinë e pyjeve dhe mbrojtjen e tyre. Kontribut të rëndësishëm japin edhe nxënësit e shkollave të ndryshme, duke mbjellë fidanë pemësh në mjedisin përreth.Dita Ndërkombëtare e Pyjeve21 marsAktivitet• Mjedisi është “shtëpia” e secilit prej nesh. Për këtë arsye, të gjithë duhet të japim kontributin tonë për mbrojtjen e tij. Si mendoni, çfarë duhet të bëjmë për ta pakësuar sa më shumë ndotjen e mjedisit? Diskutoni me njëri-tjetrin rreth kësaj problematike dhe jepni mendime për zgjidhjen e saj. Fjalë kyçe:kalendar mjedisor, ditë ndërkombëtare, mbrojtja e mjedisit, aktivitet, kontribut.22 mars – Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së UjitNë këtë ditë organizohen aktivitete të ndryshme që kanë si pikësynim ndërgjegjësimin e komunitetit për mbrojtjen dhe kursimin e ujit. Shpërdorimi i ujit të pijshëm dhe i burimeve ujore është kthyer në një problem shqetësues pothuajse në mbarë globin. Tharja ose shterimi i këtyre burimeve përbën rrezik për jetën e çdo gjallese.

