Page 43 - Demo
P. 43
414 tetor - Dita Botërore për Mbrojtjen e KafshëveKjo ditë synon ndërgjegjësimin e komunitetit për mbrojtjen e kafshëve. Ashtu si ne, edhe ato kanë të drejtë të rriten të shëndetshme. Kafshët luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë, ndaj të gjithë duhet të kujdesemi për to. • Përse shërben kalendari mjedisor?• Cilat janë aktivitetet që zhvillohen në shkollën tënde për mbrojtjen e mjedisit?• Si mendon, përse janë të rëndësishme kafshët? Çfarë duhet të bëjmë për mbrojtjen e tyre?5 qershor - Dita Botërore e MjedisitNë këtë ditë, shoqatat për mbrojtjen e mjedisit organizojnë aktivitete të ndryshme, si: pastrimi i territorit, ndarja e mbetjeve për riciklim, manifestime kundër ndotjes së ujërave, shpyllëzimit, gjuetisë së kafshëve të egra etj. Gjithashtu, ato bëjnë thirrje për rrezikun që i kanoset mjedisit nga ngrohja globale. Ajo shkaktohet prej ndotjes së ajrit nga mjetet e transportit dhe veprimtaritë e ndryshme industriale. 22 prill – Dita Ndërkombëtare e TokësKjo është një ditë e veçantë për të kujtuar planetin tonë, i cili mundëson të gjitha format e jetës. Është bërë traditë tashmë që për Ditën e Tokës, fëmijë, të rinj e të moshuar i kushtojnë sadopak nga koha e tyre mbjelljes së një peme, pastrimit të mjedisit përreth, kujdesit për parqet dhe çdo hapësirë të gjelbër. Çdo aktivitet që zhvillohet në këtë ditë, synon rritjen e vetëdijes qytetare ndaj problemeve mjedisore.22 shtator - Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina Duke qenë se mjetet e transportit janë një nga shkaqet kryesore të ndotjes së ajrit, gjatë kësaj dite qytetarët nxiten të ecin në këmbë ose me biçikletë. Krahas mbrojtjes së mjedisit, kjo nismë është e dobishme edhe për shëndetin. Puno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.

