Page 44 - Demo
P. 44
423.5 Punë praktike Qëllimi i kësaj pune praktike është që nxënësit të japin ndihmesën e tyre në mbrojtjen e mjedisit. Për realizimin e projektit dhe veprimtarive në vijim nevojiten: letër A3, kompjuter, internet, CD me dokumentarë, enciklopedi, videoprojektor, ngjyra, bojëra.Krijimi i një posteri (hameri) me temë: Dita Botërore për Mbrojtjen e KafshëveHapat që do të ndjekësh:1. Krijo planin e projektit (në programin Word) me ndihmën e mësuesit/es. 2. Hulumto në internet dhe mblidh informacionin e nevojshëm për realizimin e projektit. 3. Përpunoje informacionin që more (shkruaje ose printoje në fletë A4, duke e shoqëruar me fotografitë përkatëse). 4. Prezantoje në klasë projektin tënd në një fletë formati A3. Reflektim mbi nismën “Qyteti pa makina”Duke u bazuar në njohuritë e tua dhe dokumentarët televizivë rreth nismës “Dita pa makina”, përpiqu t’u japësh përgjigje pyetjeve të mëposhtme: 1. Çfarë do të ndryshonte në mjedis, nëse do t’i përdornim sa më pak makinat?2. Po për shëndetin tonë, si do të ndikonte një nismë e tillë? Pse? 3. Çfarë do të bëje ti si nxënës/e për të nxitur prindërit që ta përdorin sa më pak makinën?4. Çfarë do të doje të ishte ndryshe në qytetin ose fshatin ku banon? Shpjego pse.

