Page 45 - Demo
P. 45
43Organizoni së bashku me mësuesin/en aktivitetin me titull: Dita Botërore e MjedisitHapat që do të ndiqni:1. Ndahuni në 4 grupe. Grupi i parë kërkon në internet informacion për shkaqet e ndotjes së mjedisit.Grupi i dytë hulumton dhe jep ide për krijimin e posterit në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit. Grupi i tretë vëzhgon mjedisin në zonat përkatëse të banimit, nëse komuniteti tregon kujdes për ndarjen e mbeturinave, duke veçuar ato të riciklueshmet. (Krahas informacioneve, nxënësit mund të sjellin edhe fotografi.) Grupi i katërt bashkëpunon me grupin e dytë për përmbledhjen e informacionit të hulumtuar, me qëllim paraqitjen e tij në poster. 2. Grupet mblidhen së bashku për të realizuar posterin. 3. Posterin e përgatitur mund t’ua prezantoni edhe nxënësve të klasave të tjera.

