Page 47 - Demo
P. 47


                                    Nxënësi/ja: • tregon konceptet kryesore të ekonomisë familjare përmes shembujve në jetën e përditshme;• analizon detyrat, përgjegjësitë e menaxherit të shtëpisë;• përshkruan si realizohet menaxhimi shtëpiak përmes detyrave praktike;• hulumton në internet forma të ndryshme të menaxhimit familjar dhe kursimit të pjesëve kryesore të shtëpisë;• paraqet pjesët kryesore të ekonomisë familjare, duke analizuar dhe llogaritur buxhetin familjar në elemente të ndryshme;• krijon planin familjar për menaxhimin e shpenzimeve mujore;• krijon veshje, paketime, pajisje (makete) të ndryshme nga materialet e riciklueshme.TEMA 4 Ekonomia familjareNë këtë temë, nxënësit do të identifikojnë konceptet kryesore të ekonomisë familjare. Përmes shembujve të ndryshëm do të njihen me rolin e menaxherit të shtëpisë, duke analizuar detyrat dhe përgjegjësitë e tij. Gjithashtu, ata do të përshkruajnë detyrat praktike përmes të cilave realizohet menaxhimi i shtëpisë, duke vlerësuar kështu rolin e tyre në mirëqenien e familjes. Në këtë temë, nxënësit do të mësojnë të administrojnë buxhetin familjar, të llogarisin të ardhurat dhe shpenzimet, si dhe do të ndërtojnë një plan financiar me qëllim minimizimin e shpenzimeve të panevojshme. Gjithashtu, ata do të hulumtojnë se si të krijojnë veshje, paketime apo pajisje me materiale të riciklueshme.
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51