Page 48 - Demo
P. 48
46Mësimi4.1 Ekonomia familjareNevojat dhe burimet Në vija të përgjithshme, koncepti ekonomi nënkupton gjendjen materiale dhe financiare të një familjeje, komuniteti, krahine ose vendi. Anëtarët e një familjeje jetojnë së bashku në një banesë dhe, po së bashku, shpenzojnë para për t’i siguruar vetes ushqim dhe sende të tjera të nevojshme për jetesë. Çdo familje ka disa nevoja, të cilat kategorizohen si nevoja parësore(ushqim, veshmbathje, strehim) dhe nevoja dytësore (edukim, argëtim, pushime etj.). Nevojat dytësore klasifikohen edhe si dëshira. Mënyra si dhe sa plotësohen këto nevoja është e lidhur ngushtë me mundësitë ose burimet që ka një familje. Ato janë thelbësore për përmbushjen e qëllimeve. Burimet kategorizohen në dy grupe: burime njerëzore dhe burime materiale. Burimet njerëzore përfshijnë karakteristikat ose atributet e individit, për shembull: arsimin, statusin profesional, aftësitë, qëndrimet, tiparet e personalitetit, por edhe veçori të tjera personale, si: përkushtimi, energjia, interesat, të cilat përdoren për qëllime produktive.Burimet materiale quhen ndryshe të mira materiale, si: paratë, shtëpia, mobiliet dhe objektet e tjera shtëpiake. Aktiviteti 1:• A ju pëlqen të luani Monopoly, Game of Life ose Mine-craft? Këto lojëra janë sa të këndshme, aq edhe të dobishme, pasi ju mësojnë shumë gjëra nga fusha e ekonomisë. Si do ta përkufizonit termin “ekonomi”? Fjalë kyçe:ekonomi familjare, nevoja dhe dëshira, burime, mallra, shërbime, prodhues, konsumator, mjete monetare.Mallrat dhe shërbimet Mallrat janë objekte fizike që prodhohen dhe shiten për të përmbushur nevojat dhe dëshirat e individit. Të tilla janë: produktet ushqimore, rrobat, sendet e përdorimit të përditshëm, automjetet etj. Shërbimet janë punë ose aktivitete që bëhen për të plotësuar një nevojë ose për të përmbushur një kërkesë. Në të shumtën e rasteve, shërbimet janë detyra profesionale, të cilat kryhen kundrejt pagesës. Këtu përfshihen: mësimdhënia, kujdesi shëndetësor, shuarja e zjarrit, ruajtja e rendit etj. Krahas këtyre, individët angazhohen edhe në veprimtari vullnetare, të cilat janë shërbime pa pagesë, p.sh.: kujdesi për njerëzit në nevojë, puna në komunitet, mbjellja e pemëve etj. BANKA B C Drrobapajisjeprodukte mësuesendërtuesarkëtarMallrat ShërbimetBANKA B C Drrobapajisjeprodukte mësuesendërtuesarkëtarMallrat ShërbimetFig.1 NevojatFig.2 Dëshirat

