Page 49 - Demo
P. 49


                                    47Prodhuesit dhe konsumatorëtAktiviteti 2: • Si mendoni, cilës kategori i përket ndërtuesi: mallrave apo shërbimeve? Pse? Po fermeri dhe klientët që blejnë produktet e tij, në cilat kategori bëjnë pjesë? Argumentoni përgjigjen. Prodhues quhen njerëzit që përgatitin ose prodhojnë mallra e shërbime sipas kërkesave të shoqërisë. Bukëpjekësi, për shembull, është prodhues, sepse gatuan bukë dhe produkte të tjera brumi. Prodhues quhet edhe piktori, kompozitori, shkrimtari, pasi secili prej tyre krijon vepra artistike.Konsumatorë quhen ata që blejnë mallra dhe shërbime për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e tyre. Konsumatorë jemi edhe ne, për shembull kur hamë ushqimet, kur blejmë një libër, bluzë, këpucë etj.Aktiviteti 3: • Në të shumtën e rasteve, prodhuesit janë edhe konsumatorë. Për shembull, një shitës akulloresh është prodhues i këtij produkti dhe njëherësh konsumator, pasi ai blen qumështin, sheqerin dhe përbërësit e tjerë për të prodhuar akulloren. Përmendni disa shembuj të tillë, ku prodhuesi të jetë njëkohësisht konsumator, dhe diskutoni në klasë rreth tyre. Plotëso tabelën në fletore.Nevojat që kamDëshirat e mia• Përshkruaj ndryshimin midis mallrave dhe shërbimeve.• Ç’kupton me termin konsumator?Prodhuesi KonsumatoriPuno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53