Page 50 - Demo
P. 50
48Mësimi4.2 Roli i menaxherit të shtëpisëMbarëvajtja e ekonomisë së familjesNë çdo shtëpi është dikush që kujdeset për mbarëvajtjen e ekonomisë së familjes dhe harmoninë e saj. Personi që mbikëqyr këto aspekte të rëndësishme quhet menaxher i familjes. Roli i tij nuk është aspak i lehtë, pasi i duhet të përmbushë disa detyra të rëndësishme, ndër të cilat veçojmë:• marrjen e vendimeve të duhura për zgjidhjen e problemeve dhe situatave të ndryshme që ndodhin në familje; • plotësimin e nevojave dhe dëshirave të anëtarëve të shtëpisë;• kujdesin për riparimet dhe mirëmbajtjen e shtëpisë;• mbikëqyrjen dhe kujdesin për çdo anëtar të familjes; • mbajtjen e llogarisë së të ardhurave familjare, të cilat nevojiten për ushqime, veshje, orendi, pushime etj.; • interesimin për pastrimin, rregullin dhe sistemimin e shtëpisë;• menaxhimin e faturave; • ndarjen e detyrave në familje. Aktivitet• Shpeshherë, kur dëgjojmë fjalën “menaxher”, përfytyrojmë dikë që kujdeset për mbarëvajtjen e punës në një biznes. Po në familjen tuaj, kush e luan një rol të tillë?Fjalë kyçe:menaxher i shtëpisë, administrim, mbikëqyrje, udhëheqje.Aftësitë që nevojiten për të qenë një menaxher i mirë1. Organizimi: Menaxheri i shtëpisë është përgjegjës për organizimin e punëve në familje. Ai luan rolin kryesor në zgjidhjen e çdo situate apo problemi që krijohet aty.2. Komunikimi: Menaxheri i shtëpisë duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë maturi kundrejt të gjithë anëtarëve të familjes. Në këtë mënyrë, çdo nevojë apo shqetësim i tyre do të trajtohet me qetësinë dhe përkushtimin e duhur.3. Delegimi (ndarja e detyrave): Shpeshherë, menaxheri i shtëpisë e ka më të lehtë t’i kryejë të gjitha punët vetë, sesa t’i shpjegojë dikujt tjetër se çfarë duhet të bëjë. Kështu, ai mendon se kursen kohë. Sidoqoftë, ndarja e detyrave në familje do të ishte zgjedhja më e mirë dhe më produktive. Në këtë mënyrë, secili mban përgjegjësi për punën që i është caktuar.

