Page 51 - Demo
P. 51
491. Qarko detyrat që kryen menaxheri i shtëpisë.• Mbikëqyr dhe kujdeset për anëtarët e familjes.• Punon gjithë kohës në kompjuter.• Menaxhon buxhetin e shtëpisë.• Jep veç urdhra dhe udhëzime. • Kujdeset vetëm për pagesën e faturave të ujit dhe energjisë elektrike.• Ndan detyrat në familje.• Gatuan vetëm në fundjavë.• Diskuton me anëtarët e familjes dhe bashkërendon punët me ta.2. Po në familjen tënde, cili është menaxheri i shtëpisë? Përshkruaj disa nga detyrat e tij.Roli i nënës në menaxhimin e shtëpisë Në familje, rolin e menaxherit e luan njëri nga prindërit, kjo në varësi të kohës që ka në dispozicion dhe cilësive që e karakterizojnë. Shpeshherë, organizimin e punëve dhe ndarjen e detyrave në familje e bën nëna. Ajo është një menaxhere shumë e mirë, pasi zotëron disa nga aftësitë kryesore që nevojiten për të drejtuar familjen. Me durimin dhe ndjeshmërinë që e karakterizon, nëna arrin të bashkërendojë shumicën e punëve në familje. Gjithashtu, ajo jep mendime të vlefshme për zgjidhjen e situatave dhe problemeve që lindin në jetën e përditshme. Pikërisht për të gjitha këto, nënës nuk duhet t’i mungojë asnjëherë ndihma dhe mbështetja nga anëtarët e tjerë të familjes. 4. Menaxhimi i kohës: Që çdo gjë të shkojë si duhet, detyrat e marra përsipër duhet të realizohen brenda një afati të caktuar. Kjo arrihet përmes bashkëpunimit dhe harmonisë në familje. 5. Administrimi: Menaxheri i shtëpisë kujdeset për buxhetin e familjes. Ai llogarit sa para duhen për të paguar faturat e ujit, energjisë elektrike, tarifat shkollore të fëmijëve, taksat, shpenzimet për ushqime, veshje etj.6. Udhëheqja: Kjo është cilësia që e karakterizon menaxherin e shtëpisë. Të zotërosh një aftësi të tillë, do të thotë të frymëzosh, të ndikosh dhe të udhëzosh pjesëtarët e tjerë të familjes për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të mirën e përbashkët.

