Page 52 - Demo
P. 52


                                    50Mësimi4.3 Menaxhimi i shtëpisëPastrimi: Për të pasur një jetë të shëndetshme dhe ambient të rehatshëm e funksional, nevojitet kujdes i veçantë në drejtim të pastërtisë. Çdo familje krijon një rutinë të sajën, që përfshin pastrimin e shtëpisë çdo ditë ose një ditë të javës (zakonisht në fundjavë). Kjo arrihet përmes ndarjes së punëve midis anëtarëve të familjes dhe përgjegjësive që mban secili në kryerjen e tyre. Krahas pastrimit të shtëpisë, çdo familje kujdeset për higjienën Aktivitet• Cilat janë detyrat që ju kanë caktuar prindërit për mirëmbajtjen e shtëpisë? A i kryeni ato siç duhet? Diskutoni me njëri-tjetrin në klasë.Fjalë kyçe:pastrim, planifikim, organizim.Menaxhimi dhe administrimiNë thelb, menaxhimi i shtëpisë është një mënyrë shumë e mirë për t’u kujdesur për familjen. Ai përfshin gjithçka, që nga pastrimi deri tek administrimi i buxhetit. Për kryerjen e të gjitha këtyre detyrave mban përgjegjësi çdo anëtar i familjes.Kjo do të thotë se për mbarëvajtjen e punëve në familje, nevojitet komunikim, organizim, bashkëpunim, ndarje e detyrave dhe përgjegjësive, përdorim i kujdesshëm i të ardhurave etj. Por, cilat janë detyrat më të rëndësishme të menaxhimit të shtëpisë?e sendeve të përdorimit të përditshëm, si: enët, rrobat etj. Për larjen e tyre përdoren detergjentet dhe pajisjet e duhura. Krahas të rriturve, një ndihmë të veçantë në këtë drejtim duhet të japin edhe fëmijët. Planifikimi dhe përgatitja e vaktit: Pjesë kryesore e menaxhimit të shtëpisë është gjithashtu planifikimi i vakteve dhe përgatitja e tyre. Në çdo familje bëhet një plan rreth gatimit dhe orarit të ngrënies. Kjo në varësi të shijeve dhe mundësive që kanë anëtarët e familjes për t’u mbledhur së bashku në një vakt të caktuar. Është shumë e rëndësishme që produktet ushqimore që përdoren për gatim të jenë të shëndetshme. Në tryezë nuk duhet të mungojnë asnjëherë frutat dhe perimet.Organizimi: Në familje, punët janë të ndara. Krahas të rriturve, një ndihmë të veçantë duhet të japin edhe fëmijët. Sa më mirë të organizohen dhe kryhen detyrat, aq më e lumtur dhe në harmoni do të jetë familja.
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56