Page 53 - Demo
P. 53


                                    51• Krijo me ndihmën e prindërve një plan kalendari, ku të shënosh detyrat që do të kryejë gjatë javës secili nga anëtarët e familjes. Shëno me ✔ në kalendar detyrën që është kryer dhe me  detyrën e pakryer. Zbulo cila ka qenë arsyeja që nuk është kryer. Planifikimi/Kalendari: Për mbarëvajtjen e punëve në familje është e domosdoshme të bëhet një planifikim paraprak i çdo aktiviteti që do të kryhet gjatë javës. Për këtë nevojitet mbajtja e një kalendari, ku të shënohen veprimtaritë e përcaktuara për secilën ditë. Duke ndjekur një rutinë të tillë, punët organizohen më mirë dhe në kohën e duhur.Kujdesi për fëmijët: Në familje, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet fëmijëve. Krahas ushqimit, veshjes, higjienës, edukimit, fëmija ka nevojë edhe për mbështetje. Kjo do të thotë ta ndjekësh hap pas hapi ecurinë e tij në mësime, ta nxitësh dhe shoqërosh në aktivitetet në shkollë e jashtë saj, si dhe ta përfshish në diskutimet e ndryshme që bëhen në familje. Është shumë e rëndësishme që prindërit t’i krijojnë kushtet e duhura fëmijës jo vetëm për të mësuar, por edhe për t’u argëtuar. Menaxhimi financiar: Krijimi dhe administrimi i një buxheti, zotërimi i llogarive bankare, pagesa e faturave, tarifave shkollore, mbajtja shënim e shpenzimeve, pagimi i taksave dhe gjobave, të gjitha këto përbëjnë atë që quhet menaxhim financiar.Aktivitetet familjare: Çdo familje ka traditat dhe kujtimet e saj, të cilat lidhen ngushtë me aktivitetet që ka zhvilluar përgjatë viteve. Ruajtja e traditave dhe kujtimeve, planifikimi i festave, ditëlindjeve, udhëtimeve, janë shumë të rëndësishme për një familje. Përmes këtyre aktiviteteve, anëtarët e familjes kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin, çka u fal atyre më tepër kënaqësi. Kujdesi për kafshët: Nevojë për dashuri dhe përkujdesje kanë edhe kafshët. Tashmë ato janë bërë pjesë e rëndësishme e shumë familjeve, të cilat kujdesen për rritjen e tyre. Bashkëjetesa me kafshët shtëpiake ndikon pozitivisht në gjendjen tonë emocionale. Disa nga detyrat të cilat përfshihen në kujdesin që duhet të tregojmë për to janë: ✔	Ushqyerja dhe larja ✔	Pastrimi i enëve të ushqimit dhe ujit✔	Pastrimi i kafazeve/vendit ku flenë✔	Shëtitja në ajër të pastër✔	Vizita te veterineri✔	Sigurimi i ushqimit të duhur
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57