Page 54 - Demo
P. 54
52Mësimi4.4 Shembuj të menaxhimit shtëpiakMenaxhimi efektiv Menaxhimin e shtëpisë nuk mund ta bëjë vetëm një njeri i vetëm. Që çdo gjë të shkojë mirë, duhet që të gjithë anëtarët e familjes të japin kontributin e tyre. Edhe fëmijët mund të ndihmojnë në menaxhimin e shtëpisë, pasi kështu ata mësojnë të marrin përgjegjësi dhe të jenë të pavarur.Si të organizoni punët e shtëpisë? Për ta kuptuar më mirë se si kryhet menaxhimi i shtëpisë, përpiquni të planifikoni dhe organizoni detyrat për secilin nga anëtarët e familjes. Udhëzimet që përshkruhen më poshtë, do t’ju ndihmojnë ta kryeni më së miri rolin e menaxherit të shtëpisë:1. Bëni një listë me detyrat dhe punët që duhet të kryhen gjatë një periudhe të caktuar, e cila mund të jetë ditore, javore, mujore ose vjetore. 2. Radha e punëve do të planifikohet sipas rëndësisë me të cilën duhet të kryhen. Për shembull: Rregullo shtratin në mëngjes. Nxirr mbeturinat çdo ditë. Vendos në punë makinën larëse të rrobave të martën dhe të enjten. Bëj listën e ushqimeve të nevojshme për përgatitjen e drekës çdo ditë të javës.3. Që të zbuloni cilën nga detyrat e shënuara në listë mund të bëjë secili anëtar i familjes, diskutoni me çdonjërin prej tyre duke i drejtuar pyetje të tilla: Çfarë të pëlqen më shumë të bësh? Çfarë të jep bezdi ose do të doje ta shmangie? Bashkëbisedimi do t’ju ndihmojë të bëni një ndarje të mençur të detyrave.4. Gjatë caktimit të detyrave duhet të merrni parasysh moshën dhe kohën që ka në dispozicion secili anëtar i familjes. Në këtë mënyrë, detyra e caktuar do të kryhet me më shumë përgjegjësi.5. Në listën e detyrave mund të përfshihen edhe fëmijët. Në këtë rast, caktimi i detyrave bëhet sipas moshës dhe aftësive që kanë. Aktivitet• Nëse në një periudhë të caktuar, familja juaj është në vështirësi financiare dhe i duhet të kursejë, si do të vepronit për ta ndihmuar? Diskutoni në klasë.Fjalë kyçe:menaxhim shtëpiak, planifikim, kalendar, kursim.Detyrat E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E dielBërja e pazarit ✔Hedhja e mbeturinave ✔ ✔ ✔ ✔ ✔Pagesa e faturave ✔ ✔Lista e detyrave

