Page 55 - Demo
P. 55


                                    53Kursimi Buxheti familjar menaxhohet edhe duke kursyer: 1. Para se të dilni për të blerë diçka, kontrolloni mirë çfarë keni dhe çfarë ju duhet. Blini vetëm artikujt që janë të nevojshëm. Gjatë blerjeve, shfrytëzoni ofertat ose uljet e çmimeve të produkteve të ndryshme.2. Veshjet apo sendet që nuk ju duhen më, mos i hidhni. Ato mund t’i riparoni ose ripërdorni për qëllime të tjera. Me materialet e riciklueshme, si kartoni, plastika, qelqi, mund të krijoni punime artizanale. 3. Për të ulur sadopak shpenzimet për rrobat, mund të përdorni veshjet e vëllait ose të motrës. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni i dobishëm në menaxhimin e buxhetit familjar. 4. Përpiquni ta hani të gjithë ushqimin që keni në pjatë. Sot çdo gjë kushton.5. Kurseni energjinë elektrike. Mos lini ndezur dritat dhe televizorin kur nuk jeni në shtëpi. Mund t’u rekomandoni prindërve të përdorin llamba që nuk harxhojnë shumë energji. 6. Mos e hapni shumë rubinetin e çezmës kur lani duart apo dhëmbët.7. Për të kursyer karburantin e makinës, mund të përdorni transportin publik, biçikletën ose mund të ecni në këmbë. • Cilat janë detyrat që mund të kryesh në shtëpinë tënde?• Krijo një listë me kursimet që do të bëje për të ulur shpenzimet e familjes.UljePuno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59