Page 56 - Demo
P. 56
54Mësimi4.5 Llogaritja e buxhetit familjarBuxhetiShpeshherë, përpara se të shpenzojmë para për të blerë diçka, pyesim veten: “A ia vlen ta blej me këtë çmim që ka?”. Kur bëhet fjalë për paratë, është e vështirë të marrësh vendimet e duhura. Kjo sepse është më e lehtë t’i shpenzosh ato sesa t’i fitosh. Një mënyrë që na ndihmon të shpenzojmë paratë me mençuri është hartimi i një buxheti. Buxheti është plan, i cili na orienton se si t’i administrojmë paratë brenda një periudhe të caktuar. Në këtë plan shënohen shuma e të ardhurave që kemi dhe gjërat që duam të blejmë, duke u dhënë përparësi atyre që na nevojiten më shumë. Kështu do të jemi në gjendje të planifikojmë sa para të shpenzojmë dhe sa të kursejmë. Aktivitet• A ju ka ndodhur ndonjëherë që keni kërkuar të blini diçka dhe prindërit nuk kanë mundur t’jua plotësojnë dëshirën? Si mendoni, përse nuk kanë mundur? Diskutoni me njëri-tjetrin dhe mësuesin/en rreth kësaj çështjeje. Fjalë kyçe:buxhet familjar, të ardhura, shpenzime, kursime.Pse është i rëndësishëm buxheti?Çdo shtëpi ka buxhetin e saj. Ai luan rol thelbësor në menaxhimin e të ardhurave mujore ose vjetore të familjes. Në varësi të buxhetit, planifikohet kur dhe për çfarë do të shpenzohen paratë. Në këtë mënyrë identifikohen shpenzimet e panevojshme dhe i jepet përparësi blerjes së artikujve ose produkteve që i nevojiten më shumë familjes.Për shembull, nëse buxheti tregon se ju shpenzoni 50 euro në muaj për rroba, atëherë për muajin e ardhshëm mund të vendosni të shpenzoni 30 euro për to; pjesën e mbetur (20 euro) mund ta kurseni ose të blini diçka tjetër që e keni më të nevojshme.Nga se përbëhet buxheti?Buxheti përfshin të ardhurat dhe shpenzimet. Të ardhurat janë paratë që fitohen nga një punë e caktuar në shtet ose kompani private. Shpenzimetjanë paratë që harxhohen për blerjen e ushqimeve, rrobave, orendive; për qiranë e banesës, për taksat dhe shërbimet, për argëtim etj.Shpenzimet mujoreTË ARDHURAT-Paga-Të ardhura shtesëSHPENZIMETEnergjia elektrikeUjiUshqimiKredi bankareShtëpiaKarburantiMirëmbajtja e makinësTelefoniInternetiTransportiKURSIMETKujdesi ndaj shëndetit

