Page 57 - Demo
P. 57
55Ai përfshin gjithashtu kursimet që nevojiten për t’u shpenzuar në të ardhmen për blerje, pushime, udhëtime etj.Si bëhet buxheti?1. Shkruani shumën e të ardhurave.2. Shkruani shpenzimet. 3. Nga shuma e të ardhurave zbritni shpenzimet. Për ta kuptuar më mirë llogaritjen e buxhetit, marrim një shembull të thjeshtë: Shuma e të ardhurave mujore të një familjeje është 960 euro. Shpenzimet janë 630 euro. Diferenca e të ardhurve me shpenzimet është 330 euro, çka do të thotë se janë shpenzuar më pak para se të ardhurat, pra kemi kursyer 330 euro. Kjo shumë mund të llogaritet për t’u shpenzuar muajin tjetër, ose mund t’u shtohet kursimeve për të blerë diçka që mund t’ju nevojitet në të ardhmen.Kur vini re se shuma e të ardhurave vjen duke u ulur, duhet të kuptoni se po shpenzoni më shumë sesa merrni, ndaj përpiquni të jeni më të kujdesshëm në vijim. Shpenzimet ndahen në dy kategori kryesore: nevojat dhe dëshirat. Së pari, nga shuma e të ardhurave duhet të zbrisni shpenzimet për nevojat, më pas mund të zbritni shpenzimet për dëshirat.Tabela përbri pasqyron buxhetin mujor të një familjeje që përbëhet nga 4 anëtarë.Të ardhurat 1200 €Shpenzimet e nevojshmea) Qiraja e shtëpisë 200 €b) Ushqimi 500 €c) Konsumi i energjisë 80 €d) Konsumi i ujit 20 €Totali (a + b + c + d) 800 €Shpenzimet për dëshirate) Argëtim 100 €f) Pagesa e internetit 20 €g) Shpenzime të tjera 30 €Totali (e + f + g) 150 €Totali i shpenzimeve 950 €Shuma e mbetur pas shpenzimeve (1200 € – 950 €) 250 €• Prindërit i japin Valonit 20 € në javë. Ai shpenzon çdo ditë 2,5 € për drekën në mensën e shkollës dhe 50 centë për transportin. Valoni dëshiron shumë të blejë një biçikletë, e cila kushton 130 €. Llogaritni buxhetin e Valonit. Sa euro shpenzon në javë? Sa i mbeten? A i dalin ato për të blerë biçikletën? Nëse nuk i dalin, sa javë duhet të presë Valoni që të blejë biçikletën?Puno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.

