Page 58 - Demo
P. 58
56Mësimi4.6 Plani familjarShpenzimet Mësuam se buxheti i një familjeje tregon gjendjen financiare të saj. Nëse vihet re që shpenzimet janë rritur ndjeshëm, anëtarët e familjes ulen së bashku dhe diskutojnë për të gjetur mënyrën se si t’i ulin ato. Pra, nëse shpenzimet janë më të mëdha se të ardhurat, buxheti duhet të shikohet sërish. Një mënyrë e mirë për të analizuar situatën financiare ku ndodhemi, është mbajtja shënim e shumës së parave që shpenzojmë. Shpenzimet mund të jenë të rregullta (shpenzime fikse), ose të parregullta (shpenzime të ndryshueshme).Disa nga shpenzimet fikse dhe të ndryshueshme të një familjeje janë paraqitur në tabelën e mëposhtme.Shpenzime fikse Shpenzime të ndryshueshmeShlyerjet e kredive ose qiraja e shtëpisë Ushqimet, veshjet, kujdesi personalPagesa e faturave (energji elektrike, ujë, telefon, TV, internet)Kujdesi për shëndetin (vizita te mjeku, barnat, shërbimet dentare) Tarifat e shkollës Mirëmbajtja e shtëpisë, orenditë shtëpiakeSigurimi shëndetësor Karburanti/shërbimet e makinësKostot e transportit publik Argëtim (restorant, kinema, pushime, dhurata), sport, palestërAktivitet• Nëse do të bëni një listë me sendet që dëshironi të blini, cilat do të vinit në krye të saj? Si mendoni, çfarë duhet të keni parasysh gjatë hartimit të kësaj liste? Pse?Fjalë kyçe:plani familjar, shpenzime fikse, shpenzime të ndryshueshme.Tabela 1. Shpenzimet

