Page 59 - Demo
P. 59


                                    57Siç e shohim në tabelë, shpenzimet janë të lidhura ngushtë me nevojat dhe dëshirat. Për t’i administruar sa më mirë të ardhurat, duhet të hartoni një plan familjar, i cili mbështetet në këto udhëzime:1. Së pari, planifikoni të blini ose të paguani ato sende/shërbime që ju nevojiten më shumë. 2. Rishikoni buxhetin. Nëse e shihni të arsyeshme, mund të bëni edhe disa blerje apo pagesa (shpenzime të ndryshueshme). E rëndësishme është të ruani një limit apo shumë të caktuar, e cila mund t’ju duhet për ndonjë emergjencë financiare në të ardhmen.3. Nëse mendoni të kurseni, duhet të përcaktoni paraprakisht shumën që ju duhet për të përmbushur një nevojë apo dëshirë. 4. Vendosni një afat për arritjen e synimit që keni.Ndarja e shpenzimeve sipas kategorive Është e rëndësishme që, nga shuma e të ardhurave që keni në buxhet, të bëni një ndarje në përqindje të shpenzimeve. Për shembull, shpenzimet për veshje ose argëtim nuk mund të kalojnë më shumë se 10% të totalit të të ardhurave, sepse po të shpenzoni 50% të tyre për këto kategori, atëherë paratë nuk do të mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet që janë më të rëndësishme. Ndaj duhet të bëni një ndarje në përqindje të shpenzimeve si më poshtë:Ushqime/kujdes personal/nevojat e fëmijës: 10 – 20% Veshje për të gjithë anëtarët e familjes: 3 – 5% Transporti (autobus/taksi/karburanti i makinës/sigurimi/riparimi/parkimi): 15 – 20%Strehimi (qira banese/taksa/kredi): 35% Shërbime publike komunale (telefoni fiks/telefoni celular/gazi/TV/interneti): 5%Kujdesi për shëndetin (vizita te mjeku, blerje barnash, analiza, shërbime dentare): 3%Kursime: 5 – 10% Planifikoni të kurseni para për shpenzimet që nuk ndodhin çdo muaj, si dhe për të ardhmen tuaj. Atëherë do të keni pak më shumë në dispozicion kur të keni nevojë.• Me ndihmën e prindërve, bëj një plan për shpenzimet mujore të familjes. Listoni shpenzimet fikse dhe ato të ndryshueshme dhe përcaktoni për secilin shpenzim një shumë të caktuar parash.• Ndaj në përqindje shpenzimet dhe shiko rezultatin. Si mendon, a ke bërë ndarjen e duhur? 
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63