Page 61 - Demo
P. 61
59Hapi 1: Merrni 24 gota plastike dhe ngjitini si në figurë me shiritin transparent. Në këtë mënyrë keni formuar një rreth, i cili do të jetë baza e llambadarit. Bëhu kreativ• Për krijimin e llambadarit mund të përdorni gota plastike shumëngjyrëshe, për të krijuar kështu efektet e ngjyrave.• Në mënyrë të ngjashme mund të veproni edhe për të krijuar objekte të tjera (p.sh.: një plak bore). Hapi 2: Fiksoni gotat njëra pas tjetrës me kapëse letrash, për ta bërë sa më të qëndrueshme bazën.Hapi 3: Tani plotësoni rreshtin e dytë, duke e vendosur secilën gotë në hapësirën bosh midis dy gotave. Veproni si më sipër për të fiksuar gotat njëra pas tjetrës.Hapi 4: Plotësoni me gota rreshtin e tretë dhe vazhdoni kështu derisa t’i jepni formën e gjysmësferës. Kthejeni përmbys objektin që po krijoni dhe veproni si në hapin 3, duke u kujdesur të lini hapësirë për futjen e llambës. Hapi 5: Merrni shkopinjtë dhe vendosini dy nga dy në pjesën e brendshme (si në figurë), duke formuar një bazament për të fiksuar portollambën.

