Page 63 - Demo
P. 63


                                    Nxënësi/ja: • paraqet përmes videove/fotografive, rrugën e karrierës së prindit apo familjarëve të tij;• tregon hobin dhe imagjinon përshtatjen e tij me profesionin e preferuar;• dallon llojet e profesioneve;• harton një miniplan për shkathtësitë/aftësitë e tij/saj;• liston ide të ndryshme lidhur me karrierën.TEMA 5 KarrieraGjatë kësaj teme, nxënësit identifikojnë dhe hulumtojnë qëllimet e karrierës, zbatojnë shkathtësitë e komunikimit dhe mendimin kritik, zhvillojnë aftësitë punëkërkuese dhe planifikojnë, marrin vendim për shkollimin, trajnimin e mëtejshëm dhe punësimin. Formimi i karrierës është një proces që zgjat gjithë jetën. Ai fillon në familje, zhvillohet gjatë periudhës së shkollimit dhe ndikohet përherë nga përvojat jetësore dhe mjedisi ku jetojmë. Nxënësit do të mësojnë si të përdorin TIK-un për zhvillimin e karrierës së tyre. Ndërkohë, ata do të nxiten të hulumtojnë dhe të planifikojnë si të përshtatin hobin e tyre me profesionin që dëshirojnë. Gjithashtu, nxënësit do të njihen me llojet e profesioneve dhe do të mësojnë të hartojnë miniplane të dobishme.
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67