Page 64 - Demo
P. 64
Rruga e karrierës Aktivitet• Mësuesja pyet nxënësit: Si ka qenë rruga e karrierës së prindërve tuaj? • Arbri dhe Liridona iu përgjigjën duke ndërtuar diagramet si më poshtë:Fjalë kyçe:karrierë, profesion, aftësi, shkathtësi.Nëna e Liridonës, pasi mbaroi shkollën e mesme, filloi punë në spitalin e qytetit si punonjëse pastrimi (sanitare). Ndërsa punonte, kuptoi se i pëlqente shumë profesioni i infermieres, kujdesi për pacientët. Kështu vendosi të vazhdonte shkollën e lartë për infermieri. Sot ajo është kryeinfermiere dhe ndihet shumë e lumtur për profesionin që ka zgjedhur. Arsimimi dhe karrieraBabai i Arbrit, pasi mbaroi shkollën e mesme, vazhdoi studimet larta për ekonomi, ku mori diplomën e nivelit të parë (Bachelor). Më pas, ai filloi punë si ndihmësekonomist në një firmë private dhe ndërkohë vazhdonte studimet e larta Master për Financë-Bankë. Pasi u diplomua, filloi punë në një bankë të njohur në vend si asistent. Brenda pak vitesh bëri disa trajnime dhe u emërua specialist në një nga departamentet e saj. Sot ai është drejtor në bankë.Pyesni prindërit ose të afërmit e tjerë për profesionet që ushtrojnë. Çfarë shkollimi kanë ndjekur për të fituar profesionet e tyre? Diskutoni në klasë rreth informacioneve që morët. Mësimi 5.1Roli i prindit në zhvillimin e karrierës së fëmijësKur jemi të vegjël, të gjithë kemi dëshirë t’u ngjajmë prindërve dhe ëndërrojmë që në të ardhmen të bëhemi si ata. Pyetjet më të shpeshta që u bëjmë atyre janë: “Ku punon? Përse ke zgjedhur pikërisht këtë profesion? Si ke arritur të bëhesh ky/kjo që je sot? A kanë ndikuar prindërit e tu në zgjedhjen e profesionit?”. 62Mësimi5.1

